Zekirija Ramadani nis punën si trajner i Dritës
FC Drita ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me Zekirija Ramadanin dhe emërimin e tij trajner të ri. Njoftimi i tyre erdhi me anë të rrjeteve sociale, ku thuhet se ish-trajneri i arabëve të Ohod Club ka nënshkruar për një vit e gjysmë. “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekrija Ramadani.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/11/406396978_927562678819466_5274590126609896224_n.jpg)
Sport
FC Drita ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me Zekirija Ramadanin dhe emërimin e tij trajner të ri.
Njoftimi i tyre erdhi me anë të rrjeteve sociale, ku thuhet se ish-trajneri i arabëve të Ohod Club ka nënshkruar për një vit e gjysmë.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekrija Ramadani. Ramadani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit. Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftim.
Drita ka publikuar fotografi nga stërvitja e parë e Ramadanit në krye të skuadrës, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, Ramadani ka fituar tri herë titullin në Superligën e Kosovës, me tri skuadra të ndryshme, si Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina, ndërsa së fundmi ishte edhe pjesë e rivalëve të Dritës, Gjilanit. /Lajmi.net/