Ymeri: Shqipëria shihet si vend kryesor i NATO-s në rajon, Kosova ka dobi nga kjo

Analisti politik, Visar Ymeri ka vlerësuar se Shqipëria është në prag të një transformimi strategjik që do ta shndërrojë në qendrën më të rëndësishme të rajonit, duke e marrë gradualisht primatin që historikisht i është atribuar Beogradit. Vend kryesor i NATO-s në rajon. Ymeri tha se roli i Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë në Ballkan…

Lajme

18/05/2025 22:17

Analisti politik, Visar Ymeri ka vlerësuar se Shqipëria është në prag të një transformimi strategjik që do ta shndërrojë në qendrën më të rëndësishme të rajonit, duke e marrë gradualisht primatin që historikisht i është atribuar Beogradit. Vend kryesor i NATO-s në rajon.

Ymeri tha se roli i Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë në Ballkan po rritet ndjeshëm.

“Shqipëria është në proces të shndërrimit të vendit më të rëndësishëm të rajonit. E dime të gjithë, vazhdimisht qendra, rajoni është konsideru të jetë Beogradi. Dhe tash këtë primat po e merr Shqipëria në shumë aspekte. Shqipëria sot shihet si vendi kryesor i NATO-s në rajon. Edhe pse janë tri vende..”, u shpreh Ymeri ne “VV Show”.

Ai theksoi se ky zhvillim është veçanërisht i rëndësishëm për Kosovën, që përballet me kërcënime të vazhdueshme nga Serbia.

“Infrastruktura që po ndërtohet, ushtarake a NATO-s, baza në Kuçovë e tjerat përreth në Shqipëri janë një element i jashtëzakonshëm i sigurisë për neve, për Shqipërinë por edhe për vende tjera, besoj edhe Kosova dhe vendet tjera. Përveç aspektit e BE-së, Shqipëria do të bëhet garanti i sigurisë në rajon për NATO-n. Neve na intereson shumë si Kosovë, meqë jemi të rrezikuar nga Serbia. Ata që dështojnë me pa këtë gjë që kanë zili dhe inat ndaj Edi Ramës, e bëjnë një gabim të madh. Zhvillimi i Shqipërisë është i dobishëm për neve”, shtoi Ymeri.

Sipas tij, zhvillimi i Shqipërisë, qoftë në aspektin ushtarak, ekonomik apo politik, është në të mirë të të gjithë rajonit.