Xuxi për Gjestin: Një djalë 24 vjeçar që flen me arush është rast për studim
Naim Bunjaku – Xuxi ka vazhduar në një formë të kërkojë llogari se pse Gjesti fle me një arush. “Një mashkull 24 vjeçar që fle me arush në mes lyp një analizë më të thellë, jo nga unë por nga psikologu”, tha Xuxi. Ai tutje, shpjegoi stigmatizimin që ua bëjnë shqiptarët personave që vizitojnë psikologun…
ShowBiz
Naim Bunjaku – Xuxi ka vazhduar në një formë të kërkojë llogari se pse Gjesti fle me një arush.
“Një mashkull 24 vjeçar që fle me arush në mes lyp një analizë më të thellë, jo nga unë por nga psikologu”, tha Xuxi.
Ai tutje, shpjegoi stigmatizimin që ua bëjnë shqiptarët personave që vizitojnë psikologun ose psikiatrin.
“Psikologu nuk është për njerëz të çmendur, është për me të këshillu për me të ndihmu, psikiatri nuk është me shku se ti nuk je normal, po ka ndonjë problem që mundet me ta zgjidh. Këtu e ke për 10, 20 euro dhe nuk shkon se mendon se do të thotë dikush e pashë duke hyrë te psikologu paska ec ky. Ne ende jetojmë për njerëz tjerë, jo për vete, ky është problemi”, theksoi ai.
I njëjti ndër të tjerash ka folur edhe për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpi.
“Është përnime për me u studiu. Më ka rënë tensioni se e kisha zgjat shumë më shumë”.