VV e konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e nesërm mes Osmanit dhe krerëve të partive – Të bindur që do të ketë Qeveri “Kurti III”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për media sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ajo ka konfirmuar se nesër do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. “Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani dhe natyrisht që do ti themi qëndrimet tona në…

Lajme

30/10/2025 15:53

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për media sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka konfirmuar se nesër do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani.

“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani dhe natyrisht që do ti themi qëndrimet tona në raport me situatën aktuale. Gjithçka në kohën e vet. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Ajo që dihet tashmë është se Presidentja mund të shpall zgjedhjet por në anën tjetër mundet edhe t’ia jap mandatarin dikujt nga partitë politike Megjithatë, qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër sepse do të jemi në takim”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu është pyetur nga gazetarët se si është e mundur që nuk i kishin numrat të dielën kur kishin deklaruar se i kanë, ajo tha se do të bëhet Qeveria “Kurti III”.

“Ajo do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri Kurti 3”, tha ajo. /Lajmi.net/