Veseli përfundon fjalën e tij duke uruar Pavarësinë: Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi pafajësinë në fjalën e tij të fundit në gjykimin në Hagë. Veseli, në fund të fjalës së tij i uroi qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit. “I nderuar trup gjykues, duke qenë se dje ka qenë Dita e Pavarësisë së shtetit tim, kam vetëm një përshëndetje në fund…

Lajme

18/02/2026 15:52

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi pafajësinë në fjalën e tij të fundit në gjykimin në Hagë.

Veseli, në fund të fjalës së tij i uroi qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit.

“I nderuar trup gjykues, duke qenë se dje ka qenë Dita e Pavarësisë së shtetit tim, kam vetëm një përshëndetje në fund për të gjithë qytetarët e vendit tim. Urime Pavarësia”, tha ai.

“Ta gëzoni qytetarë të Republikës së Kosovës lirinë. Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, shtoi Veseli.