Vdes një 25 vjeçar, ra nga lartësia e hotel Grandit-Policia jep detaje
Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Borovci, ka thënë se Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar…

Lajme
Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci, ka thënë se Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se viktima mashkull rreth 25 vjeç, ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
Tutje ai tha se policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. /Lajmi.net/