Vdes kalimtarja e rastit që u plagos në gjuajtjen e mbrëmshme me armë në Prishtinë

Kalimtarja e rastit që u plagos mbrëmë në gjuajtjen me armë në Prishtinë, ka ndërruar jetë. Këtë e ka bërë me dije Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK, shkruan lajmi.net. “Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje…

Lajme

27/03/2024 11:36

Kalimtarja e rastit që u plagos mbrëmë në gjuajtjen me armë në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Këtë e ka bërë me dije Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK, shkruan lajmi.net.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Kujtojmë, se nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmë, ndërroi jetë edhe një person tjetër i gjinisë mashkullore. /Lajmi.net/