UEFA reagon pas ankesave të Atleticos për penalltinë e Alvarez
Pas polemikave të krijuara nga penalltia e anuluar e Julian Alvarez në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, UEFA ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi vendimin e marrë. Atlético Madrid kishte kontaktuar UEFA-n për të kërkuar shpjegime mbi incidentin, që çoi në anulimin e penalltisë së sulmuesit argjentinas. Sipas deklaratës…

Sport
Pas polemikave të krijuara nga penalltia e anuluar e Julian Alvarez në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, UEFA ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi vendimin e marrë.
Atlético Madrid kishte kontaktuar UEFA-n për të kërkuar shpjegime mbi incidentin, që çoi në anulimin e penalltisë së sulmuesit argjentinas. Sipas deklaratës së UEFA-s, VAR kishte ndërhyrë duke sinjalizuar arbitrin për një prekjet të dyfishtë të topit nga lojtari.
“Megjithëse kontakti ishte minimal, lojtari preku topin me këmbën mbështetëse para se ta godiste me këmbën ekzekutuese, siç tregohet edhe në pamjet filmike. Sipas rregullave aktuale, VAR-i kishte detyrimin të sinjalizonte arbitrin për ta anuluar golin”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.
Ky vendim ka shkaktuar debat mes tifozerive dhe analistëve të futbollit, duke ngritur pyetje mbi interpretimin e rregullave dhe ndërhyrjen e VAR-it në situata të tilla.
Për shkak të polemikave të krijuara, UEFA ka paralajmëruar se do të diskutojë me FIFA-n dhe IFAB-in mbi mundësinë e rishikimit të rregullit në raste kur prekje e dyfishtë është e paqëllimshme.
Kjo deklaratë lë hapur mundësinë e ndryshimeve të ardhshme në protokollet e arbitrimit, veçanërisht për situata të diskutueshme si kjo e Julian Alvarez. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim në rregulloren ekzistuese dhe ndikimin e mundshëm në garat europiane të futbollit.