Time Kadrijaj drejtuar VV-së: Hajde mashtrues hajde
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka hedhur akuza drejt partisë në pushtet për siç thotë ajo 8 milionë euro barna të importuara nga Serbia. Ajo ka thënë se deputetë, ministra e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kur rrejnë nuk skuqen. Kadrijaj përmes një postimi…
Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka hedhur akuza drejt partisë në pushtet për siç thotë ajo 8 milionë euro barna të importuara nga Serbia.
Ajo ka thënë se deputetë, ministra e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kur rrejnë nuk skuqen.
Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për blerjen e barnave në Serbi.
“Këta të Lëvizjes Vetëvendosje edhe kur rrejnë nuk skuqen. E kur të ju del rrena prap se kanë dert se këta janë VV. Shumë me bindje folke në Kuvend ministri Vitia, ministri i tri mandateve e me zero rezultate, se këta nuk bajnë kompromise e që nuk blejnë barna në Serbi.
E tash këto 8 milionë për dy vjet, çka janë Arben. Bile keni ble edhe pse keni thanë që keni ndal importin e mallrave nga Serbia. Hajde mashtrues hajde!”, ka thënë Kadrijaj./Lajmi.net