Tifozi shqiptar nga Moldavia: Qyteti është i mbushur me shqiptarë, atmosfera është shumë e mirë
Kombëtarja shqiptare e futbollit sot e synon kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024, për herë të dytë në histori. Shqipëria përballen me Moldavinë në udhëtim, me fillim nga ora 18:00, shkruan lajmi.net. Kombëtarja kuqezi në Moldavi do të ketë përkrahjen edhe nga tifozët shqiptarë. Tifozi shqiptar që jeton dhe vepron në Moldavi, Gjergj Karatanas Mitsov ka…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/11/363605326_646694000705682_4059091827028239720_n-1.jpg)
Sport
Kombëtarja shqiptare e futbollit sot e synon kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024, për herë të dytë në histori.
Shqipëria përballen me Moldavinë në udhëtim, me fillim nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.
Kombëtarja kuqezi në Moldavi do të ketë përkrahjen edhe nga tifozët shqiptarë.
Tifozi shqiptar që jeton dhe vepron në Moldavi, Gjergj Karatanas Mitsov ka folur në një prononcim për lajmi.net.
Ai tha se atmosfera në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja është shumë e mirë dhe se numri i tifozëve shqiptarë është i madh.
“Atmosfera është shumë e mirë. Ne po presim fitoren e Shqipërisë këtu. Jemi këtu një numër i madh i shqiptarëve. I gjithë qyteti ishte i mbushur me tifozë shqiptar”, deklaroi ai për lajmi.net.
“Shqipëria fiton 2:0. Daku dhe Asani do të jenë golashënuesit” – shtoi ai për fund.
Kombëtares kuqezi i mjafton vetëm një pikë ndaj Moldavisë për të siguruar kualifikimin në Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani./Lajmi.net/