Tifozët serbë me thirrje e mesazhe nacionaliste para ndeshjes me Sloveninë
Në kuadër të Euro2024 sot do të mbahet ndeshja Serbi-Sloveni me fillim nga ora 15:00. Rrugët e qytetit të Munihut janë vërshuar nga tifoz serb e sloven që kanë shkuar për të parë nga afër ndeshjen. Serbët nuk e kanë lejuar ta humbin as këtë rast për të shprehur mesazhet e thirrjet e tyre nacionaliste.…
Sport
Në kuadër të Euro2024 sot do të mbahet ndeshja Serbi-Sloveni me fillim nga ora 15:00.
Rrugët e qytetit të Munihut janë vërshuar nga tifoz serb e sloven që kanë shkuar për të parë nga afër ndeshjen.
Serbët nuk e kanë lejuar ta humbin as këtë rast për të shprehur mesazhet e thirrjet e tyre nacionaliste.
Në mesin e thirrjeve që serbët po i bëjnë, shumica janë kundër Kosovës, e madje edhe të tilla që bëjnë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve.
“Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”, “Kosova, Serbia”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “serbët e rusët, vëllezër përgjithmonë”, janë disa prej thirrjeve që ata po bëjnë nëpër rrugët e Munihut, sipas pamjeve që i ka publikuar media serbe e afërt me pushtetin “Telegraf”.
Tifozët sloven shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes që t’i ikin ndonjë incidenti të mundshëm.
Shih videon këtu
Shih videon këtu