“Ti nuk bon me u dorzu”, Rrëfimi i jashtëzakonshëm i gruas së dëshmorit Selver Maqkaj që mbajti të gjithë anëtarët e familjes
“Nëse vritem unë, ti ski me u dorzu”, kështu e nis rrefimin për bashkëshortin e rënë dëshmorin Selver Maqkaj nga Prizreni gruaja e tij, Xhyhere Maqkaj. Si mbajtëse e një familjeje nëntë anëtarëshe, Maqkaj flet për rrugën se si bashkëshorti vendosi t’i bashkangjitet si luftëtarë në shërbim të mbrojtjes së atdheut dhe sfidat që u…
Lajme
“Nëse vritem unë, ti ski me u dorzu”, kështu e nis rrefimin për bashkëshortin e rënë dëshmorin Selver Maqkaj nga Prizreni gruaja e tij, Xhyhere Maqkaj.
Si mbajtëse e një familjeje nëntë anëtarëshe, Maqkaj flet për rrugën se si bashkëshorti vendosi t’i bashkangjitet si luftëtarë në shërbim të mbrojtjes së atdheut dhe sfidat që u desh të përballojë ajo pasi mbeti e vetmja që duhej të përkujdesej për familjen.
“Barra e familjes mka mbetë mu me i mbajtë nëntë anëtarë”, u shpreh ajo.
Maqkaj thotë që i është dashur të punojë nga mëngjesi deri në mbrëmje për rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
“Vështirësi kam pas, ka pas raste kur kam thanë që nuk mundem ma e du me u dorzu. Mirëpo ëndërr e kam pa Selverin që m’ka thanë ti nuk bon me u dorzu. E kam hap auto shkollën, përmes saj i kam rritë fëmijët”, tha ajo.
Ajo në fund ka një mesazh për gjeneratat e reja.
“Mbane vendin e juj e para. Punoni dhe luftoni për vendin e juj se ktu luftoni dhe këtu përparoni”, përfundoi ajo. /Lajmi.net/
Video: