Therje e rëndë me thikë në Istog – një përfundon në spital, dy të tjerë arrestohen

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Të dyshuarit u arrestuan nga policia të cilët morën informatat nga banorët. Ndërsa në vendin e ngjarjes ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet se ёshtё pёrdorur nё kёtё rast. Njoftimi i…

Lajme

28/03/2024 15:37

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Të dyshuarit u arrestuan nga policia të cilët morën informatat nga banorët.

Ndërsa në vendin e ngjarjes ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet se ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Istog, më datë 28 mars 2024 rreth orës 07:35, ёshtë informuar se nё fshatin Istog i poshtëm- Istog, ka ndodhur njё rast therje me mjet tё mprehtë (thikё).

Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor.

Nё vendin e ngjarjes ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.

Tё dyshuarit:

  1. Ll. i lindur me 1975

Sh. Ll. i lindur me 1964

Tё njëjtit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё. /Lajmi.net/