“Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve…” – Veterani i UÇK-së paralajmëron grevë urie derisa të konstituohet Kuvendi

Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancën e 48-të me radhë për të tentuar ta konstituoj atë. Ndonëse janë mbajtur shumë seanca, as kjo e sotmja nuk pritet të sjell një rezultat pozitiv, shkruan lajmi.net. Kjo situatë e krijuar në Kuvend ka irrituar qytetarët e Kosovës të cilët pothuajse në çdo seancë, ndonëse të…

Lajme

17/07/2025 10:51

Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancën e 48-të me radhë për të tentuar ta konstituoj atë.

Ndonëse janë mbajtur shumë seanca, as kjo e sotmja nuk pritet të sjell një rezultat pozitiv, shkruan lajmi.net.

Kjo situatë e krijuar në Kuvend ka irrituar qytetarët e Kosovës të cilët pothuajse në çdo seancë, ndonëse të paktë në numër po dalin të protestojnë para Kuvendit.

Sot, veterani i UÇK-së, Lulzim Prokshi me disa letra në duar e me uniformën e UÇK-së veshur, ai ka kërkuar “të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore”.

“Si veteran i UÇK-së i këtij populli, kërkoj që konstituimi i Kuvendit të bëhet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, jashtë çdo ndikimi apo udhëzimi serbo-sllav. Pushteti u takon vetëm kosovarëve autoktonë, jo të ardhurve. Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit e në vazhdim”, shkruan në letrat e veteranit.

Ai ka thënë se sot ka dal para Kuvendit për ‘zhagitjen’ e krijuar duke mos konstituuar Kuvendin ndërsa ka paralajmëruar që do të mbaj grevë urie derisa të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“I ftoj të gjithë veteranët, të gjithë popullatën, sot është momenti i fundit. Populli nuk duron. Sa muaj shkuan e nuk ka Kuvend, nga Kuvendi nisen të gjithë institucionet dhe bëhet shteti. Ne jemi duke e shkatërruar shtetin. Të gjithë veteranët do të bashkangjiten, kam folur me të gjithë”, ka thënë ai.  /Lajmi.net/