Spitali i Gjilanit ndan mbi 133 mijë euro për pelet, vetëm një kompani ofertoi në tender

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka dhënë kontratë në vlerë prej 133 mijë e 500 eurosh për furnizim me pelet A1, për nevojat e këtij institucioni shëndetësor. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar më 19 tetor 2026, kontrata ka kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa vlera e saj e parashikuar ishte 135 mijë euro,…

Lajme

20/10/2026 11:09

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka dhënë kontratë në vlerë prej 133 mijë e 500 eurosh për furnizim me pelet A1, për nevojat e këtij institucioni shëndetësor.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar më 19 tetor 2026, kontrata ka kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa vlera e saj e parashikuar ishte 135 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Thes-Ari Recycling Industrie” SH.P.K., me seli në Kllokot.

Në procedurën e prokurimit është pranuar vetëm një tender, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 19 tetor, ndërsa data e planifikuar për nënshkrimin e saj është 21 tetori 2026.

Vlera e kontratës është 133,500.48 euro, për furnizimin me pelet A1 gjatë periudhës dyvjeçare. /Lajmi.net/