Raportohet se sot do të mbahet mbledhja e radhës së kryesisë së LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës, raportohet se sot do të mbaj mbledhjen e radhës së kryesisë. Kjo mbledhje, sipas raportimit në media do të filloj nga ora 15:00. I pari i LDK-së, e kishte paralajmëruar këtë mbledhje që pasi kishte ofruar dorëheqjen e tij. Në LDK, dorëheqje ka dhënë nënkryetarja e partisë Hykmete Bajrami, ndërhsa dorëheqjen…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës, raportohet se sot do të mbaj mbledhjen e radhës së kryesisë.
Kjo mbledhje, sipas raportimit në media do të filloj nga ora 15:00.
I pari i LDK-së, e kishte paralajmëruar këtë mbledhje që pasi kishte ofruar dorëheqjen e tij.
Në LDK, dorëheqje ka dhënë nënkryetarja e partisë Hykmete Bajrami, ndërhsa dorëheqjen e ka paralajmëruar edhe nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti nëse Abdixhiku nuk largohet nga pozita e kryetarit.
Këto revolta në LDK, janë shfaqur pas rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhje të 28 dhjetorit.
Lumir Abdixhiku ka thënë se e ka paraqitur dorëheqjen e tij, dhe se pret nga Kuvendi i LDK-së ta pranojnë ose jo atë, ndërkaq Bajrami e Hoti kanë kërkuar dorëheqje të parevokueshme të tij. /Lajmi.net/