Sot ndizen dritat në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 21:00, marrin pjesë Përparim Rama e Lumir Abdixhiku
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e ndezjes së dritave në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ngjarja nisë në ora 21:00 dhe do të marrin pjesë Përparim Rama e Lumir Abdixhiku. “Kryeqyteti ju fton të merrni pjesë në ceremoninë festive të ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila shënon…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e ndezjes së dritave në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ngjarja nisë në ora 21:00 dhe do të marrin pjesë Përparim Rama e Lumir Abdixhiku.
“Kryeqyteti ju fton të merrni pjesë në ceremoninë festive të ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila shënon hapjen simbolike të atmosferës së fundvitit në Kryeqytet. Ngjarja mbahet sonte, më 18 dhjetor 2025, në ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.”