Shtyhet ndeshja Drita – Llapi për një ditë, gjilanasit thonë se s’i është dhënë asnjë arsye nga Komisioni i Garave
Është shtyrë ndeshja në mes të Dritës dhe Llapit, në kuadër të Superligës së Kosovës. Ndeshja ishte paraparë që të luhej të shtunën, ndërsa me orarin e ri, do të luhet të dielën, transmeton lajmi.net. Klubi gjilanas ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka marrë një e-mail nga Komisioni i Garave i Federatës së…

Sport
Është shtyrë ndeshja në mes të Dritës dhe Llapit, në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ndeshja ishte paraparë që të luhej të shtunën, ndërsa me orarin e ri, do të luhet të dielën, transmeton lajmi.net.
Klubi gjilanas ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka marrë një e-mail nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, në të cilën i është kumtuar lajmi për shtyerjen e ndeshjes, pa iu dhënë arsye në lidhje me këtë shtyrje.
Ndër të tjera, Drita shpreh shqetësimin në lidhje me këtë shtyerje, duke thënë se ky veprim është mosrespekt ndaj klubeve të Superligës.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të FC Dritës:
Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye
FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor.
Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast .
Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.
Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës.
/Lajmi.net/