Shpërthen granata e dorës, vdes një person në Zubin Potok

Një person ka vdekur në Zubin Potok si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës.Për Klankosova është deklaruar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri. “Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një…

Lajme

26/11/2025 21:25

Një person ka vdekur në Zubin Potok si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës.Për Klankosova është deklaruar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

“Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një shtëpie e kemi gjetur një person të vdekur, sipas të gjitha gjasave nga shpërthimi i granatës së dorës”, deklaroi Fejza.“Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të cilat po e hetojnë rastin. Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”. Pas hetimeve fillestare do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera”.

Mësohet se viktima është M.P (1969).