Rrengu i rusëve ndaj Kurtit, Kica-Xhelili: E paskam pas gabim, diplomacia s’paska qenë inekzistente por e neveritshme

“Jo inekzistente, por e neveritshme”. Kështu u shpreh rreth diplomacisë së vendit. Doarsa Kica-Xhelli, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, referuar mashtrimit të rëndë ku ra pre kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga dy rusët që iu paraqitën si presidenti letonez. “Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim! Qenka e neveritshme!”, shkroi ajo.…

Lajme

26/03/2025 20:26

“Jo inekzistente, por e neveritshme”.

Kështu u shpreh rreth diplomacisë së vendit. Doarsa Kica-Xhelli, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, referuar mashtrimit të rëndë ku ra pre kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga dy rusët që iu paraqitën si presidenti letonez.

“Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim! Qenka e neveritshme!”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Po e anashkaloj një moment turpin e vet “prank”-ut.

Dmth kryeministri ynë, i tregon CILITDO kryeministër a president të huaj, ÇKADO që e pyesin.

Fillon t’i shaj oponentët; shan bizneset, mediat, eksponentë të SHBA-së, politikat e SHBA-së, armatimin e çka jo tjetër.

Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim!

Qenka e neveritshme!