Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë – Flasin nga Komuna e Pejës
Reshjet intensive të shiut gjatë së dielës kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rrugën që çon drejt Rugovës, në Pejë, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se njëri shirit i rrugës është bllokuar plotësisht nga dheu dhe gurët e rrëshqitur, ndërsa në disa pjesë të…

Lajme
Reshjet intensive të shiut gjatë së dielës kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rrugën që çon drejt Rugovës, në Pejë, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se njëri shirit i rrugës është bllokuar plotësisht nga dheu dhe gurët e rrëshqitur, ndërsa në disa pjesë të tjera ka mbetje të shumta që e bëjnë kalimin tejet të rrezikshëm.
Në vendin e ngjarjes raportohet se qarkullimi po zhvillohet me shumë vështirësi dhe ngadalësi.
Shoferët që po udhëtojnë në këtë drejtim janë të detyruar të ndalojnë ose të presin gjatë, duke rritur rrezikun për aksidente, veçanërisht në kthesat e mprehta dhe pjesët e rrugës me dukshmëri të kufizuar.
Më herët zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha se gjendja nuk është serioze.
“Reshjet kanë filluar, por nuk janë reshje të mëdha, për momentin nuk janë serioze. Në terren jemi dhe do të shohim se si është situata”- është shprehur Zekaj.
Gjithashtu, ai tha se deri më tani nuk dihen nëse janë shkaktuar dëme dhe për këtë do të vlerësohet gjendja në terren.
Po ashtu, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve.