Reagimi i ashpër i asamblistit të Vitisë: Kush e prekë emblemën e UÇK-së, ia q* nënën plumb

Asambleisti i Vitisë, Skenderbe Hebibi, është tensionuar gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal. Ai ka shprehur pakënaqësi në lidhje me rastin e fundit ku Policia e Kosovës ka dënuar dy qytetarë, djemtë e dy dëshmorëve pasi kanë pasur të vendosur emblemën e UÇK-së në targat e veturës. “Unë personalisht, si qytetar i Kosovës, kush i prek…

Lajme

31/05/2026 16:26

Asambleisti i Vitisë, Skenderbe Hebibi, është tensionuar gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal.

Ai ka shprehur pakënaqësi në lidhje me rastin e fundit ku Policia e Kosovës ka dënuar dy qytetarë, djemtë e dy dëshmorëve pasi kanë pasur të vendosur emblemën e UÇK-së në targat e veturës.

“Unë personalisht, si qytetar i Kosovës, kush i prek emblemat e UÇK-së, qoftë edhe Policia e Kosovës, ka punë me armë, me mua personalisht, sikurse i kam dalë zot gjatë luftës dhe pas luftës. Kush i prek emblemat e UÇK-së, unë ia q… nënën me plumb”, është shprehur Hebibi gjatë seancës.

Video: