Rasti tragjik në Gjakovë: Policia jep detaje për vetëdorëzimin e të dyshuarit

Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar dorëzimin e të dyshuarit për rastin e vrasjes dhe plagosjes që ndodhi sot në mëngjes në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë. Vlera Krasniqi nga Policia Rajonale e Gjakovës tha për lajmi.net se i dyshuari është paraqitur vetë në polici para pak çastesh. “Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët…

Lajme

16/03/2026 18:51

Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar dorëzimin e të dyshuarit për rastin e vrasjes dhe plagosjes që ndodhi sot në mëngjes në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Vlera Krasniqi nga Policia Rajonale e Gjakovës tha për lajmi.net se i dyshuari është paraqitur vetë në polici para pak çastesh.

“Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari është dorëzuar në Polici në Gjakovë. Drejtoria Rajonale e Policisë po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave policore,” tha Krasniqi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar. /Lajmi.net/