Raportohet se një grua në Podujevë në gjendje të rënduar ka tentuar të ngulfasë katër fëmijët e saj

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka tentuar të ngulfasë katër fëmijët e saj. Kjo situatë ka alarmuar bashkëshortin e saj, i cili kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë. Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, 41-vjeçarja, në rrethana dhe…

Lajme

31/03/2025 15:04

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka tentuar të ngulfasë katër fëmijët e saj. Kjo situatë ka alarmuar bashkëshortin e saj, i cili kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, 41-vjeçarja, në rrethana dhe për motive akoma të paqarta, ka tentuar të kryejë këtë akt të rëndë, duke shkaktuar panik dhe përshkallëzim të situatës në familjen e saj.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet përkatëse të Policisë dhe një ekip mjekësor kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke shpëtuar fëmijët.

Burime nga QKUK kanë bërë të ditur se gruaja, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikike, është dërguar me urgjencë në repartin psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, fëmijët janë siguruar, ndërsa babai i tyre ka dhënë deklaratën e tij para Policisë lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve” dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.