Punuan shkel e shko: Nick Jonas dhe Priyanka Copra, padisin kompaninë ndërtuese të shtëpisë së tyre
Artistët, Nick Jonas dhe Priyanka Copra, kanë paditur kompaninë ndërtuese të shtëpisë së tyre pasi që panë se ndërtimi u bë me shumë defekte, raporton “TMZ”. Shuma e dëmit të supozuar nuk dihet, por ata pretendojnë se duhet të jetë se paku 2.5 milionë dollarë. Ata kanë thënë se nuk po mund të jetojnë në shtëpinë…
English
Artistët, Nick Jonas dhe Priyanka Copra, kanë paditur kompaninë ndërtuese të shtëpisë së tyre pasi që panë se ndërtimi u bë me shumë defekte, raporton “TMZ”. Shuma e dëmit të supozuar nuk dihet, por ata pretendojnë se duhet të jetë se paku 2.5 milionë dollarë.
Ata kanë thënë se nuk po mund të jetojnë në shtëpinë që e kanë blerë në vitin 2019, pasi që ndërtesa ka shumë probleme, duke përfshirë mykun.
Në padinë e çiftit thuhet se është e rrezikshme për shëndetit të jetuarit në atë shtëpi e gjithashtu do t’u kushtonte atyre shuma të mëdha parash për ta riparuar.