Prindon Sadriu krah Haxhi Avdylit pas dorëheqjes: Akt guximi, heshtja më nuk është neutralitet por bashkëfajësi

Zotëriu i parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit të GUXO-s Haxhi Avdylit. Ai ka thënë se ky është një akt i rrallë integriteti dhe guximi politik, pasi siç ka thënë ai linçimeve e shpifjeve ndaj Presidentes Vjosa Osmani. Sadriu ka thënë se kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet,…

Lajme

09/03/2026 15:22

Zotëriu i parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit të GUXO-s Haxhi Avdylit.

Ai ka thënë se ky është një akt i rrallë integriteti dhe guximi politik, pasi siç ka thënë ai linçimeve e shpifjeve ndaj Presidentes Vjosa Osmani.

Sadriu ka thënë se kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet, por bashkëfajësi.

“Demokracia nuk mbrohet me linçime, kërcënime, thirrje për dhunë dhe dehumanizim të kundërshtarit; ajo mbrohet nga ata që kanë guximin të thonë MJAFT MË kur kalohet çdo kufi i njerëzores dhe i politikës. Në një Kosovë të lirë, askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës. Sot është Presidentja; nesër mund të jetë kushdo tjetër cak i thirrjeve për “pushkatim” dhe i këtij dehumanizimi të rrezikshëm”, ka shkruar Sadriu në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: