Presidenti Trump ndalon operacionet sulmuese kibernetike ndaj Rusisë
Administrata e Presidentit Trump, ka marrë vendim që ti ndaloj operacionet e saj sulmuese kibernetike kundër Rusisë, thonë zyrtarët, ndërsa një shtytje diplomatike vazhdon për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Arsyetimi për udhëzimin nuk është deklaruar publikisht dhe nuk është e qartë se sa mund të zgjasë ndalimi. Siç raporton BBC, Departamenti i Mbrojtjes…

Bota
Administrata e Presidentit Trump, ka marrë vendim që ti ndaloj operacionet e saj sulmuese kibernetike kundër Rusisë, thonë zyrtarët, ndërsa një shtytje diplomatike vazhdon për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Arsyetimi për udhëzimin nuk është deklaruar publikisht dhe nuk është e qartë se sa mund të zgjasë ndalimi.
Siç raporton BBC, Departamenti i Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë.
Direktiva thuhet se erdhi përpara se Trump të përfundonte në një grindje televizive me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Që nga kthimi në detyrë, Trump ka zbutur dukshëm pozicionin amerikan ndaj Moskës me dëshirën për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës – pas pushtimit të plotë të Rusisë më shumë se tre vjet më parë.