Policia e Kosovës godet tregtinë e paligjshme të druve, sekuestron 20 m³ dru në Podujevë

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa) në fshatin Lupç, Komuna e Podujevës, pasi transportuesi nuk kishte dokumentacion të vlefshëm për transport dhe për ushtrim të veprimtarisë së biznesit me drurë. Kamioni, i tipit MAN me targa RKS, ishte duke u drejtuar nga i dyshuari K.B. (1991), dhe…

Lajme

09/03/2026 18:55

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa) në fshatin Lupç, Komuna e Podujevës, pasi transportuesi nuk kishte dokumentacion të vlefshëm për transport dhe për ushtrim të veprimtarisë së biznesit me drurë.

Kamioni, i tipit MAN me targa RKS, ishte duke u drejtuar nga i dyshuari K.B. (1991), dhe u ndalua nga njësitë e Sektorit për Operativë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindja.

Masa drusore është inspektuar dhe sekuestruar nga Inspektorët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe është dërguar në depo për procedura të mëtejshme.

Me autorizim të prokurorit, është iniciuar rasti për veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Transport i kundërligjshëm i druve”, i cili do të trajtohet nga njësitë përkatëse.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore. /Lajmi.net/