“Po, bravo, vazhdo” – Efi pas daljes nga BBVA përplaset me motrën e Olta Gixharit

Edhe pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Efi nuk i ka ndalur përplasjet. E ftuar në një emision në Top Channel, ajo ka vazhduar përplasjet me motrën e Olta Gixharit, Gertën, shkruan lajmi.net. “Të gjitha gjërat që i kisha menduar atje brenda, aty jemi ne. Do shtiresh një javë, do shtiresh dy javë, sa…

ShowBiz

05/02/2023 15:12

Edhe pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Efi nuk i ka ndalur përplasjet.

E ftuar në një emision në Top Channel, ajo ka vazhduar përplasjet me motrën e Olta Gixharit, Gertën, shkruan lajmi.net.

“Të gjitha gjërat që i kisha menduar atje brenda, aty jemi ne. Do shtiresh një javë, do shtiresh dy javë, sa do shtiresh më…Normal që ti do dalësh ai person që je dhe Olta është kjo”, tha Efi.

E kësaj ju përgjigj Gerta Gixhari.

“Tu duk vetja e vërtetë që ishe një shoqe e Kiarës? Para se të lidhej Kiara me Luizin, ti gjatë gjithë kohës e tërhiqje Kiarën dhe nuk ishte promotore për ta kryer lidhjen. Ti e ke tërhequr Kiarën nga pas gjatë gjithë kohës”,  u përgjigja motra e Oltës.

“Nuk shoh që Olta po bën lojë, ajo është ajo. Po, bravo, vazhdo fol me veten”, vazhdoi Efi. /Lajmi.net/

 

@777seven_denis Gerta Gixhari, manipulusja, mashtruesja qe luan rrolin kyq ke Produksioni. #luizejlli #meluizin #luizkiara #albania🇦🇱 #kosova🇽🇰🇦🇱 ♬ Babel (Remix) – 染哥