Plagosja e zyrtarit të BDI-së, VLEN: Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, apelojmë te organet e drejtësisë që të zbardhen autorët e këtij akti
Një zyrtar i BDI-së është plagosur sot në Kumanovë. I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë ka reaguar VLEN-i të cilët kanë…

Lajme
Një zyrtar i BDI-së është plagosur sot në Kumanovë.
I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje me këtë ka reaguar VLEN-i të cilët kanë shprehur keqarje për plagosjen e dr.Zekirja Shinit.
“Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike”, ka shkruar VLEN. /Lajmi.net/