Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: Nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë. “Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë…

Lajme

05/11/2025 09:29

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në postimin e OVL-UÇK.

Kujtojmë se OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.