Përjashtohet nga VV asamblisti narko-trafikant që u kap me 11 mijë doza drogë

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes, i arrestuar pasi iu gjetën 11 mijë tableta të drogës, është përjashtuar nga partia. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, shkruan lajmi.net. Mujeci është përjashtuar edhe nga anëtarësia edhe nga të gjitha strukturat e VV-së. Njoftimi i plotë: Pas marrjes së informacionit për arrestimin e…

Lajme

15/08/2023 16:58

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes, i arrestuar pasi iu gjetën 11 mijë tableta të drogës, është përjashtuar nga partia.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, shkruan lajmi.net.

Mujeci është përjashtuar edhe nga anëtarësia edhe nga të gjitha strukturat e VV-së.

Njoftimi i plotë:

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen. /Lajmi.net/