Para ndeshjes tha se “Kosova është Serbi”, basketbollisti kosovar nuk ia zgjat dorën kundërshtarit serb
Pjesë e ndeshjeve mes nacionaliteteve të ndryshme në sport janë jo rrallëherë edhe komentet raciste. I tipit të njëjtë ishte edhe një i ndeshjes së fundit mes klubit basketbollistik Peja, dhe atij grek Maroussi. Pjesëtari serb i klubit grek, Miroslav Raduljica, para ndeshjes tha se “Kosova është Serbi“, e një gjë e tillë ngjalli reagim.…
Sport
Pjesë e ndeshjeve mes nacionaliteteve të ndryshme në sport janë jo rrallëherë edhe komentet raciste.
I tipit të njëjtë ishte edhe një i ndeshjes së fundit mes klubit basketbollistik Peja, dhe atij grek Maroussi.
Pjesëtari serb i klubit grek, Miroslav Raduljica, para ndeshjes tha se “Kosova është Serbi“, e një gjë e tillë ngjalli reagim.
Kamerat kapen një moment interesant të basketbollistit kosovar, Andi Ahmeti.
Ahmeti nuk i dha dorën kundërshtarit të tij, Raduljica.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale.
Skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll, KB Peja mbrëmë pësoi humbje ndaj Maroussi me rezultatin 98-75.
Kurse Peja ndeshjen e kthimit ndaj Maroussit e zhvillon nesër nga ora 19:30 për FIBA Europe Cup./Lajmi.net