Osmani tregon për tensionet me Kurtin: Ai personalisht nuk e përkrahu kandidaturën time
Presidentja Vjosa Osmani ka folur për procesin e zgjedhjes së saj dhe për tensionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe marrëdhënien me Kryeministrin Albin Kurti, gjatë një interviste për Syri.tv dhe gazetarin Çim Peka. “Sa më shumë që unë punoja me opozitën dhe siguroheshim që votat vërtetë do jenë aty, ju e dini, e ka konfirmuar edhe…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka folur për procesin e zgjedhjes së saj dhe për tensionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe marrëdhënien me Kryeministrin Albin Kurti, gjatë një interviste për Syri.tv dhe gazetarin Çim Peka.
“Sa më shumë që unë punoja me opozitën dhe siguroheshim që votat vërtetë do jenë aty, ju e dini, e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së që nuk ka pasur qëndrim refuzues në raport me emrin tim… Kur u qartësua që ka shanca që unë të zgjedhem, nga kryeministri Kurti më erdhi një vlerësim i ri, që ishte GP i LVV-së dhe ai personalisht nuk e përkrah kandidaturën time,” tha Osmani.
Ajo shtoi se ka bërë të qartë tek Kurti se pozita e presidentit nuk duhet të përdoret për interesa partiake, duke thënë:
“Sic ja kam bërë të qartë atij, unë nuk jam e as e lidhur me këtë pozitë. Është në dëm të interesit të shtetit tonë për shkak të momentumit që na u hap me SHBA-në.”
Presidentja po ashtu tregoi strategjinë e saj me opozitën dhe partitë e komuniteteve joshumicë:
“Pas zgjedhjeve fillimisht është thënë ‘i kemi 57 vota, do jetë problem me opozitën’. E kemi diskutuar hapur që duhet punuar me opozitën… Kam diskutuar individualisht me deputetë të LDK-së dhe partive të komuniteteve joshumicë dhe duke ardhë te një konkluzion që 80 vota do bëheshin pa asnjë problem. Sikur unë të propozohesha si kandidatja e vetme e LVV-së dhe ta kishim një kandidat tjetër formal, jam e bindur që sot do kishim presidente e Qeverinë Kurti”. /Lajmi.net/