Donika Gërvalla e Albulena Haxhiu nervozohen me gazetarin: Ky i pyeti për raportin Radojçiq – Mimoza Kusari

Gjatë ditës së marte Ministri i Punëve të Brendshme publikoi një video ku është parë nënkryetari i Listës Serbë, Milan Radojçiq duke udhëhequr sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Por disa kohë më parë është publikuar një video ku ky i fundit implikohet në një bisedë me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.…

Lajme

28/09/2023 12:12

Gjatë ditës së marte Ministri i Punëve të Brendshme publikoi një video ku është parë nënkryetari i Listës Serbë, Milan Radojçiq duke udhëhequr sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Por disa kohë më parë është publikuar një video ku ky i fundit implikohet në një bisedë me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ekipa e Lajmi.net ka qëndruar sot para Kuvendi të Kosovës ku ka pyetur Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla lidhur me këtë.

Të dy Ministret nuk kanë komentuar fare këtë raport vetëm se kanë thënë se Radojçiq duhet të arrestohet dhe të ndiqet penalisht.

Madje ministres Gërvalla nuk i pëlqeu aspak pyetja e gazetarit të lajmi.net.

Për më shumë ndiqeni video: