Nuk ka rrymë “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami- kryeshefit të KOSTT-it: Qysh nuk ju vjen turp, mjaft më me tallje
Ditën e sotme në një konferencë për media kryeshefi i KOSTT ka thënë se në Kosovë mungesa e energjisë elektrike vie si pasojë e “zhvillimit ekonomik” të vendit. U kritikua nga shumë deputetë të opozitës, e ndër ta edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e konsideroi tallje. ““Rritja ekonomike” që po na lë…
Lajme
Ditën e sotme në një konferencë për media kryeshefi i KOSTT ka thënë se në Kosovë mungesa e energjisë elektrike vie si pasojë e “zhvillimit ekonomik” të vendit.
U kritikua nga shumë deputetë të opozitës, e ndër ta edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e konsideroi tallje.
““Rritja ekonomike” që po na lë në terr”, shkroi ajo.
Ajo i cilësoi si të turpshme këto deklarime.
“Qeveritarët sot paskan deklaruar se ”Mungesa e energjisë elektrike është pasojë e ngarkesës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga rritja ekonomike e viteve të fundit”. Çfarë deklarate! Qysh nuk ju vjen turp? Ne këtu po jetojmë, jemi banorë rezidentë jo korrespondentë. Kjo tregon sa poshtë keni rënë në përpjekje për të fshehur dështimet e katër viteve”./Lajmi.net