Një person ther me thikë katër kalimtarë të rastit në Ferizaj
Një person i moshës 59 vjeçare me inicialet E.S ka therur me thikë katër persona, kalimtarë të rastit në Ferizaj. Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” ndërsa viktimat janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të rritur. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i…
Lajme
Një person i moshës 59 vjeçare me inicialet E.S ka therur me thikë katër persona, kalimtarë të rastit në Ferizaj.
Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” ndërsa viktimat janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të rritur.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka njoftuar se viktimat po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj ndërsa i dyshuari është arrestuar
“Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda teupore( therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj. Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/