Një i plagosur nga të shtënat me armë në Skenderaj, Policia në kërkim të autorit
Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, i cili tha se një person ka mbetur i plagosur dhe menjëherë është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore nuk është…
Lajme
Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, i cili tha se një person ka mbetur i plagosur dhe menjëherë është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet policore po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personit që ka qëlluar me armë.
“Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, deklaroi Zahiti.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe Policia po bashkëpunon me qytetarët për të mbledhur informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. /Lajmi.net/