Një deponi mbeturinash përfshihet nga zjarri në Zubin Potok

Një deponi mbeturinash është kapluar nga zjarri në Zubin Potok. Kjo për lajmi.net, u konfirmua nga shefi i operacioneve policore në Veri, Petrit Fejza. Fejza tha se njësitet policore,zjarrfikësit dhe organet komunale janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Po ashtu ai bëri të ditur se sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka…

Lajme

05/05/2025 16:42

Një deponi mbeturinash është kapluar nga zjarri në Zubin Potok.

Kjo për lajmi.net, u konfirmua nga shefi i operacioneve policore në Veri, Petrit Fejza.

Fejza tha se njësitet policore,zjarrfikësit dhe organet komunale janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit.

Po ashtu ai bëri të ditur se sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve, pra që zjarri në këtë deponi ndizet vetvetiu.

“Po është e saktë,në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit dhe organet komunale të cilat janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Zjarri është nën mbeturina,ndërsa jashtë shpërndahet tymi dhe sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve(pra ndizet vet-vetiu)”, tha Fejza.