Nis përplasja te Kryeministria, protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Vetëm pak minuta pasi një pjesë e protestuesve mbërritën para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë nisur përplasjet e para. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe kapsolla drejt efektivëve të Policisë, të cilët qëndronin të rreshtuar në krye të bulevardit. Këta të fundit janë përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës, ndërsa autobotët me ujë…
Lajme
Vetëm pak minuta pasi një pjesë e protestuesve mbërritën para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë nisur përplasjet e para.
Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe kapsolla drejt efektivëve të Policisë, të cilët qëndronin të rreshtuar në krye të bulevardit.
Këta të fundit janë përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës, ndërsa autobotët me ujë nuk janë vënë ende në përdorim.
