Nga ky muaj ndryshon procedura e aplikimit për shtesat e fëmijëve
Që nga ky muaj, me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ka ndryshuar procedura e aplikimit për shtesat e fëmijëve. Siç njofton platforma E-Kosova përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji. Po ashtu është bërë e ditur se…
Lajme
Që nga ky muaj, me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ka ndryshuar procedura e aplikimit për shtesat e fëmijëve.
Siç njofton platforma E-Kosova përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.
Po ashtu është bërë e ditur se aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të realizohet në tre muajt e pare të lindjes së fëmijës.
Nëse nuk aplikoni brenda këtij afati, fillimisht duhet të kaloni në proces të verifikimit dhe aplikimi mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë me sukses procesi verifikimit.