“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai i ka dal në mbrojtje Mihalit, duke aluduar se ajo u ftua për të ndikuar tek qytetarët në zgjedhjet që do mbahen në shkurt. T”ash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror,…

Lajme

20/09/2024 20:48

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai i ka dal në mbrojtje Mihalit, duke aluduar se ajo u ftua për të ndikuar tek qytetarët në zgjedhjet që do mbahen në shkurt.

T”ash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin. A e dini çfarë mesazhi është ky?”, tha ai.

“Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë.s Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË”, shkroi deputeti i VV-së.

Prokuroria Speciale sot ka intervistuar Dejona Mihalin. Sipas tyre, ajo është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale që kjo prokurori i ka në hetim.

Ndërkohë në media u raportua se Mihali po intervistohet për rastin e Nagip Krasniqit pasi që ajo është në dijeni për tenderët milionësh në KEK. Po ashtu edhe për rastin e Faruk Mujkës i cili po dyshohet për keqpërdorimit të detyrës zyrtare në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”./Lajmi.net/