Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës. Ato dyja u kërcënuan me thikë nga pesë persona. “Rr. Zahir Pajaziti, Prishtinë 19.06.2026 – 00:50. Dy ankuese femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se pesë persona të dyshuar nën kërcënimin e…

Lajme

20/06/2026 09:23

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës.

Ato dyja u kërcënuan me thikë nga pesë persona.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prishtinë 19.06.2026 – 00:50. Dy ankuese femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se pesë persona të dyshuar nën kërcënimin e mjetit të mprehtë iu kanë grabitur një telefon dhe 700 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.