Ndeshja e parë vendimtare, Milani në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 11 viteve pritjesh

Milani ka arritur të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tottenham – Milan u mbyll pa gola, 0:0, por rezultati i ndeshjes së parë 1:0 në favor të ‘Rossoneri’ vendosi gjithçka. ‘Spurs’ krijuan rastet e tyre, por nuk arritën të gjenin golin. Milani në anën tjetër ishin gjithashtu kërkues të golit, megjithatë nuk rrezikuan…

Sport

08/03/2023 23:05

Milani ka arritur të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tottenham – Milan u mbyll pa gola, 0:0, por rezultati i ndeshjes së parë 1:0 në favor të ‘Rossoneri’ vendosi gjithçka.

‘Spurs’ krijuan rastet e tyre, por nuk arritën të gjenin golin.

Milani në anën tjetër ishin gjithashtu kërkues të golit, megjithatë nuk rrezikuan sa duhet portën e Fraser Forster.

Në minutën e 77’ me karton të kuq u ndëshkua Christian Romero, duke lënë ‘Spurs’ me 10 lojtarë në fushë.

Ndeshja më pas vijoi me raste nga ekipet, por jo edhe gola.

Mike Maignan ishte hero i Milanit, pasi bëri disa pritje fenomenale,.

Në fund të ndeshjes Divock Origi gjuajti bukur në portën e klubit anglez, por shtylla ia mohoi golin.

Kështu Milani prenë biletën për në çerekfinale pas 11 viteve pritjesh./Lajmi.net/