​Ndalohen tre persona, mbanin materiale me përmbajtje nacionaliste në Graçanicë

Mbrëmë, rreth orës 23:30, një njësi e policisë rajonale të Prishtinës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të Serbisë, në zonën e Graçanicës, në të cilin ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb L.D. (23), J.P. (23) dhe D.D. (22). Gjatë kontrollit ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe…

Lajme

22/05/2025 19:41

Mbrëmë, rreth orës 23:30, një njësi e policisë rajonale të Prishtinës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të Serbisë, në zonën e Graçanicës, në të cilin ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb L.D. (23), J.P. (23) dhe D.D. (22).

Gjatë kontrollit ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron brenda automjetit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.