NATO do të fillojë stërvitjet vjetore bërthamore, njofton shefi i ri i aleancës

NATO do të fillojë stërvitjet e saj vjetore bërthamore më 14 tetor, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte. Aeroplanët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 aeroplanëve nga 13 vende që do të marrin pjesë në stërvitjen Steadfast Noon, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda, deklaruan…

Bota

10/10/2024 15:22

NATO do të fillojë stërvitjet e saj vjetore bërthamore më 14 tetor, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.

Aeroplanët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 aeroplanëve nga 13 vende që do të marrin pjesë në stërvitjen Steadfast Noon, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda, deklaruan zyrtarët e NATO-s.

“Në një botë të pasigurt është jetike që të testojmë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është gati dhe është në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi”, tha Rutte.

“E gjithë stërvitja do të fokusohet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikën dhe Holandën”, shtoi shefi i ri i aleancës.

Siç raportohet, rreth 2,000 personel ushtarak që marrin pjesë në stërvitje do të simulojnë misione në të cilat aeroplanët luftarakë mbajnë koka bërthamore të SHBA-së, shkruan Reuters,

Stërvitja do të fillojë më 14 tetor dhe do të zgjasë për rreth dy javë, sipas zyrtarëve të aleancës ushtarake transatlantike prej 32 anëtarësh.

Ndryshe, ushtrime të tilla konsiderohen si të rëndësishme për të demonstruar aftësitë bërthamore të aleancës.