Nanë e bijë “hapin zyrtarisht sezonen e dasmave”, publikojnë këngë “Fol oj Nanë”
Këngëtarët e njohura Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Salihu kanë publikuar këngën e tyre më të re. Kënga titullohet “Fol oj Nanë” të cilën e kanë realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net. Tekstin e projektit muzikor e ka shkruar Sami Aliu ndërsa për melodinë është kujdesur Emin Aliu. Ndërkaq, Shyhretja edhe pse ka shumë vite në…

ShowBiz
Këngëtarët e njohura Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Salihu kanë publikuar këngën e tyre më të re.
Kënga titullohet “Fol oj Nanë” të cilën e kanë realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Tekstin e projektit muzikor e ka shkruar Sami Aliu ndërsa për melodinë është kujdesur Emin Aliu.
Ndërkaq, Shyhretja edhe pse ka shumë vite në skenën muzikore ajo po vazhdon të shkëlqej me pamjen e saj.
Njëjtë edhe Engjellusha e cila duket së i ka ngjarë nënës së saj si nga pamja ashtu edhe nga talenti.
Nënë e bijë me këtë këngë të publikuar kanë “hapur zyrtarisht sezonen e dasmave”./Lajmi.net/
