Kurti i quan deputetët e opozitës ‘deputetë nomadik’: Ata nuk duan të kenë shtëpi të tyre, sepse Kuvendi është shtëpia e deputetëve opozitar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot nga Podujeva ka folur në lidhje me moskonstiuimin e Kuvendit të Kosovës. Ai para se të vije në seancë ka thënë se ai dhe partia e tij po e din pse po shkojnë në Kuvend, dhe qëllimi është për të votuar ndërkaq sipas tij, deputetët e opozitës…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot nga Podujeva ka folur në lidhje me moskonstiuimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai para se të vije në seancë ka thënë se ai dhe partia e tij po e din pse po shkojnë në Kuvend, dhe qëllimi është për të votuar ndërkaq sipas tij, deputetët e opozitës po e pengojnë votimin në mënyrën më brutale duke pamundësuar kuorumin.
“Pra ne po shkojmë që të votojmë, ata që nuk po votojnë është mirë ti pyesni pse po vijnë. Unë e di pse po shkoj dhe nuk kam munguar asnjëherë në këta 48 orësha si kryeministër në detyrë dhe si deputet që ka dhënë betimin. Duhet t’i pyesni ata që po e pamundësojnë kuorumin pse po vinë, sepse unë nuk po e di pse po vinë. Me këtë rast më lejoni të theksoj që Kosova ka qeveri në detyrë, ka kryeministër në detyrë. Ajo që i mungon Kosovës është kuvendi, dhe Kuvendi është shtëpia e përfaqësuesve të popullit, shtëpia e deputetëve. Deputetët nuk e kanë shtëpinë e tyre, dhe ka disa deputetë të cilët nuk po dëshurojunë të kenë shtëpinë e tyre. Nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se ata janë në fazën që nuk po duan të kenë Kuvend të Republikës e që sipas tij Kuvendi është ai që më së shumti i duhet një deputeti opozitar, e për këtë ai iu ngjet edhe një ‘titull’ deputetëve të opozitës.
“Në këtë fazë më lejoni që deputetët opozitar të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, e ata të kenë shtëpi, t’i quaj deputetë nomadik sepse nomadët janë ata që nuk dëshirojnë të kenë shtëpi. Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjatë ta zëmë, po ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është themeli i nomadit, dhe këtë janë deputetë nomadik të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia, Kuvendi, parlamenti i Republikës është shtëpia e deputetëve sidomos opozitar”, ka thënë Kurti për RTK.
Ai ka thënë se Qeveria në detyrë e Kosovës ka më pak kompetenca por jo më pak punë dhe sipas tij kjo Qeveri në detyrë është ajo mes Qeverisë Kurti 2 dhe Qeverisë Kurti 3.