Musliu pranon kërkesë për kërkim falje nga Pacolli për komentet e saj në lidhje me grantet: Atëherë kur ti i kërkon falje popullit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se ka pranuar një kërkesë për demant, zbutje të dënimit dhe kërkim falje konform ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes, nga deputetja e LVV-së Fitore Pacolli. Sipas kësaj kërkese, deputetja Pacolli e përfaqësuar nga avokatja e saj kanë konsideruar se Musliu me deklaratën e saj në KONFRONT me…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se ka pranuar një kërkesë për demant, zbutje të dënimit dhe kërkim falje konform ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes, nga deputetja e LVV-së Fitore Pacolli.
Sipas kësaj kërkese, deputetja Pacolli e përfaqësuar nga avokatja e saj kanë konsideruar se Musliu me deklaratën e saj në KONFRONT me datë 19.11.2024 dhe dy postime të saj në Facebook me 18.11.2024 ka thënë gjëra të pavërteta dhe ka bërë shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të deputetes Fitore Pacolli.
Këto komente të Musliut kanë ardhur pasi u raportuar në media se Pacolli iu ka dhënë grante nga 100 mijë euro në bujqësi vëllait dhe dajës së saj, shkruan lajmi.net.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është “pafytyrësi”, pasi sipas saj në vend se ata t’i kërkojnë falje popullit për abuzimet me pushtet, kërkojnë që ata që ua zbuluan abuzimet dhe i denoncuan për keqpërdorime, ata t’u kërkojnë falje abuzuesve dhe keqpërdoruesve të pushtetit.
“Fitore, ndoshta edhe e kisha demantuar, po fillimisht kërkoj demant nga Ministri Peci, i cili publikisht e ka konfirmuar atë që kanë publikuar mediat, se vëllai dhe daja yt kanë fituar grantet e përfolura. Sa për kërkimfalje, patjetër do ta bëj sapo unë të informohem se ti i ke kërkuar falje popullit për këtë abuzim të pushtetit, ose nëse arrin që ta arsyetosh në mënyrë të bazuar dhe bindëse, se vëllai dhe daja yt janë përzgjedhur me meritë si fermerët më të kualifikuar në mesin e 1.5 milion banorëve, për të qenë fitues të këtyre granteve”, ka shkruar Musliu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: