Memli Krasniqi mohon çdo komunikim me Vetëvendosjen: Nuk ka dhe nuk ka pasë interes për bashkëpunim nga Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për media ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, ndërsa është pyetur edhe për një mundësi të një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë. Krasniqi u shpreh qartë se nuk ekziston asnjë lloj komunikimi mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se nuk…

Lajme

15/10/2025 17:30

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për media ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, ndërsa është pyetur edhe për një mundësi të një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë.

Krasniqi u shpreh qartë se nuk ekziston asnjë lloj komunikimi mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se nuk ka pasur interesim nga ana e këtij të fundit për ndonjë bashkëpunim politik, as në të kaluarën dhe as tani, raporton lajmi.net

“Me Lëvizjen Vetëvendosje unë nuk kam kurrfarë komunikimi. Ne kemi pasur komunikim politik vetëm në raste të caktuara, si kur ka qenë nevoja për të zhbllokuar Kuvendin. I kam takuar të gjithë, përfshirë edhe z. Kurti, por siç duket ai nuk ka qenë i interesuar për bashkëpunim,” tha Krasniqi para mediave./Lajmi.net/